Aktualitet

Shkelja e masave anti Covid, Rama paralajmëron rritjen e gjobave për bizneset, qendrat tregtare, baret dhe restorantet

Published

on

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar të gjithë njësitë tregtare, baret dhe restorantet se do të rritet gjoba nëse në ta do të shikohen shkelje të masave anti Covid.

Ai tha se në ditët në vijim do të bëhen të ditura edhe gjobat e reja.

Kreu i qeverisë tha se nuk donte që kjo gjë të ndodhte, por shtoi se në javët e fundit është vënë re një neglizhencë në zbatimin e masave.

Po e nënvizoj për të gjithë, duke filluar nga tregtarët të cilët gjithë fleksibilitetin, të gjithë motivimin e autoriteteve shtetërore për të mos i ngarkuar psikologjikisht nuk duhet që ta marrin si një mundësi për të abuzuar, pastaj dhe më radhë dhe të gjithë tjetër pasi tregtarët kanë një rëndësi të posaçme pasi janë mjediset e tyre pasi aty është dhe rreziku më i madh.

Nëse nuk duan të kthehemi tek masat e forta kufizuese, duhet që sot të mos nxjerrin maksimumin të mos vënë në rrezik jetën e njerëzve.  Së shpejti në ditët në vijim do të rrisim gjobat, për lokalet, baret, qendrat tregtare dhe do të bëjmë një shkallëzim sipas hapësirave dhe kushteve për abuzim”,-tha Rama. Shekulli.

Exit mobile version