Aktualitet

Shkëmbim zjarri në ishullin e të pasurve në Greqi, grabitësit shqiptarë plagosin policin

Published

on

Dy shqiptarë janë ndaluar dy ditë më parë në ishullin Mykonos të Greqisë teksa po përpiqeshin të grabisnin vila luksoze. Shqiptarët u ndoqën nga policia greke dhe gjatë aksionit njëri prej efektivëve mbeti i plagosur në kyçin e këmbës.

Policia i kishte studiuar mirë lëvizjet e tyre. Autorët shqiptarë hoqën bluzat e bardha dhe vendosën në kokë copa të zeza në mënyrë që të mos regjistroheshin nga kamerat e sigurisë.

Mediat greke kanë zbardhur detaje nga ndjekja e tyre. Sipas tyre, njëri prej shqiptarëve kishte shkuar me motor në Mykonos në zonën e Agios Lazaros. Pasi ka takuar bashkëpunëtorin e tij, ata kanë hequr kokoret dhe bluzat e bardha që mbanin veshur duke vendosur në kokë bluza të zeza. Njëri prej tyre ka marrë një levë të kuqe në motor.

Më pas ata kanë lënë motorin duke hedhur kokoret dhe bluzat 200 metra larg. Pasi kanë pikasur policinë ata kanë nisur të vrapojnë. Pas 500 metrash janë ndarë duke u vendosur në vende të ndryshme. Pas kërkimeve policia gjeti bluzat dhe kokore si dhe dy kaçavida.

Një prej të arrestuarve i tha bluve se e kishte takuar bashkëpunëtorin e tij në ishull dhe nuk kishte asnjë dijeni se motori i tij ishte i vjedhur.

Exit mobile version