Uncategorized

Shpallen fituesit e koncesionit të portit turistik të Vlorës

Published

on

Një bashkim i katër shoqërive, dy prej të cilave të kontrolluara nga një dorë, janë shpallur fituese për të marrë me koncesion portin turistik në qytetin e Vlorës. Konsorciumi i përzgjedhur fitues nga Ministria e Infrastrukturës përbëhet nga Brunes sh.p.k, Marina di Valona, Ndregjoni shpk dhe një kompani angleze me emrin Marina projects limited. Dy shoqëritë e para, Brunes dhe Marina di Valona kontrollohen 100  për qind nga i njëjti pronar, biznesmeni Geront Cela.

Konsorciumi fitues ka ofruar të investojë 22.8 milionë euro nga paratë e veta për ndërtimin e portit turistik në Vlorë dhe në këmbim do të ketë të drejtën të shfrytëzojë me koncesion për 35 vjet portin turistik, plus do të përfitojë një sipërfaqe të madhe toke falas në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar.

Sipas projektit, porti turistik i Vlorës do të ndërtohet në vendin ku aktualisht ndodhet porti i mallrave. Kompanitë private do të marrin falas nga qeveria të gjithë tokën në zonën ku ndodhet sot porti i mallrave për të ndërtuar portin turistik. Ndërkohë që qeveria ka marrë përsipër që portin e mallrave ta zhvendosë në zonën e Triportit, pra duke ndërtuar një port të ri detar me paratë e buxhetit të shtetit. Sipas kryeministrit Rama, ndërtimi i portit të ri të mallrave në zonën e Triportit do të fillojë brenda pak muajsh, por Partia Demokratike e cilësoi këtë si një aferë korruptive.

Sipas PD, në portin ekzistues të mallrave janë investuar dhjetëra milionë euro dhe ndërtimi i tij në një vend të ri do t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë dhjetëra milionë euro të tjera. Po kështu, PD ka akuzuar se zhvendosja e portit të mallrave në Triport do të godasë rëndë ekonomin

Exit mobile version