Aktualitet

“Shpejto tani, çuni i shefit”/ Dalin përgjimet, djali i Fatos Tushes merrte naftën e fermerëve: Mbushe atë me tre teta!

Published

on

Është zbardhur dosja e plotë e zyrtarëve të Lushnjes, të cilët akuzohen nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Duket se emri më i lakuar në këtë grup është kryetari Fatos Tushe dhe drejtori i Ndërmarrjes së Pronës Publike, Flamur Peqini. Në një pjesë dtë dosjes, Peqini, urdhëron, punonjësin e karburantit që të mbushë plot me naftën e femrerëve makinën e djalit me targë me tre teta. Fax raporton se në dosje ka dhe ndërhyrje të tjera për familjarë të Fatos Tushes.

Episodi i keqpërdorimit të karburantit:

Sipas akuzës, Flamur Peqini me detyrë drejtori i ndërmarrjes së pasurive publike në Bashkinë e Lushnjes, komunikon me menaxherin e një karburanti, ku e porosit që të furnizojë me naftë makina të ndryshme, një pjesë e të cilave nuk janë pronë e Bashkisë.

Në disa prej komunikimeve, Peqini urdhëron punonjësin e një karburanti, Daniel Nushi që të furnizojë me karburant shtetas që nuk janë të punësuar në bashki. Vetë kryebashkiaku Fatos Tushe, telefonon Peqinin duke i thënë: O Mule thuaji içik atij ti hedhi çunave me tre teta.

Pas kësaj telefonate Peqini telefonon Danielin dhe i thotë: Po vjen një makinë tjetër, hidhi asaj me tre teta o burrë i dheut. Shpejto tani tani direkt, atë me tre teta, është çuni i shefit. Pas kësaj telefonate Fatos Tushe ka telefonuar Flamurin dhe i thotë ”janë çunat aty re Mule, nuk i the gjë atij, ai i ka thënë jo nuk ka thënë gjë Flamuri”. Personi që ka furnizuar me karburant makinën është Brigel Lami, djali i biznesmenit Ibrahim Lami.

Danjeli i thotë se i ka hedhur ”85 litra vëlla”, Flamuri e pyet “Po ajo tjetra sa mori”, ”83″ i përgjigjet Danieli.

Më pas në orën 17:11, Danjeli telefonon Flamurin dhe i thotë ”kam këtë çunin e shefit këtu o…”, Flamuri i thotë: çunin e shefit? Okej mbushe dhe më ço mu mesazh sa litra i hodhe.

Një tjetër rast është kur shtetasi F.F telefonon kryetarin e Bashkisë Lushnje, dhe i thotë që ”nesër në mëngjes do iki për pushime, do futem në Lushnje nga ora 07:30″, Fatosi i thotë që ”do nxjerr drejtorin e burimeve njerëzore, pasi vetë do të jem në Karaburun”.

Ndër të tjera kryebashkiaku Tushe i thotë se ai e di vendin dhe të shkojë atje, e mos ta vrasë mendjen.

Të nesërmen Fatosi telefonon Flamurin dhe ndër të tjera e pyet nëse ”a erdhi F… se i thashë Turit”

Flamuri thotë që i ka thënë Turi, por ka menduar se po tallej. Flamuri ndër të tjera i thotë që ndodhet te karburanti dhe po pret “Braçen”. Sipas raportit të vëzhgimit mjeti në fjalë ka marrë karburant dhe nuk ka paguar. Flamurin e telefonon djali i Ibrahimit dhe i thotë: Mule si kalove, djali i Braçes jam, numri është i shoferit, po më tha babi dhe jam këtu te karburanti”Flamuri i thotë që ti kalojë punëtorin e karburantit të cilit i thotë “mbushe dhe më thuaj sa mori, Po Gersi sa mori?”, punëtori përgjigjet “40 mori”. Ndërkohë që djali i biznesmenit rezulton se ka marrë 84 litra.

Exit mobile version