Connect with us

Politike

Shpërblim për Vitin e Ri, Rama: Qeveria jep 34 mln dollarë për pensionistët, përfitojnë 5 mijë lekë

Published

on

Kryeministri Edi Rama, tha ditën e sotme se do të ketë shpërblim për festat e fundvitit për pensionistët.

Ai thotë se qeveria do të vendosë në dispozicion për pensionistët 34 mln dollarë shpërblim për festat e fundvitit.

“Buxheti i vitit të ardhshëm garanton një volum të konsiderueshëm mbështetje financiare për ata që janë në nevojë. Familjet me ndihmë ekonomike do marrin dyfishin deri në përfundim të kësaj lufte me armikun e padukshëm. Mjekët, infermierët do kenë një rritje jashtëzakonisht të qënësishme të pagës së tyre. Po të kthehemi në kohë dhe të shohim se mjekët paguheshin me 340 mijë lekë të vjetra, e kupton se ku kemi ardhur. Transformimi i strukturës me standarte europiane do të vazhdojë. Kemi një front jashtëzakonisht sfidues me luftën kundër armikut të padukshëm për të cilën duhet të financojmë masivisht për të garantuar vaksinimin e qytetarëve falas. Për çdo qytetar që do dëshiroj të vaksinohet, ajo do të jetë falas. Do vazhdojmë të kthejmë në shtëpi njerëzit. Deri kur familja e fundit në pritje të shtëpisë së re të futen brenda ndërtesave. Keni parë që po ndërtohen shkolla që nuk kanë asnjë gjë më pak se ato në Francë apo në vende të tjera. Edhe kopshtet janë të një niveli tjetër. Mbani parasysh që ka një sër strukturash shëndetësore që do rindërtohen paralelisht. Ne po përgatisim aktin normativ dhe pavarësisht gjithë këtyre pengesave të befasishme me të cilët na ka ndeshur tërmeti dhe pandemia ne do vendosim 34 mln dollarë për pensionistët për vitin e ri” – tha Rama.