
Një makinë ka shpërthyer në rrethana të paqartë në fshatin Qesarakë të Tiranës.
Sipas burimeve zyrtare dyshohet se mjeti në pronësi të S.N. ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së një sasie eksploziv.
“Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S. N, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.”, njofton policia.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.