Aktualitet

Shpërthen zjarri në kamp, përfundojnë në spital 7 refugjatë.

Published

on

Një pjesë e kampit “Belvedere” në Mitrovicë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm dhe për pasojë janë lënduar 7 persona. Ky kamp prej disa muajsh strehon refugjatë nga shtetet e Lindjes.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, bëri të ditur për mediat kosovare se sot rreth orës 6:00 të mëngjesit në kampin ku janë të vendosur disa refugjatë, ka shpërthyer një zjarr, shkaqet e të cilit nuk dihen ende.

Ndërsa Nita Mustafa, zëdhënëse e spitalit rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, konfirmoi se në emergjencën e këtij spitali sot janë trajtuar shtatë persona, pesë nga të cilët shtetas të Marokos, ndërsa dy të tjerë shtetas të Libisë.

Sipas saj, lëndimet që kryesisht ishin nga flakët, por asnjëri nuk ndodhej në gjendje të rëndë. Në kampin Belveder në Mitrovicë, aktualisht ndodhen 41 refugjatë nga Siria, Maroko, Libia, Algjeria, Somalia dhe Palestina.

Exit mobile version