
Beirut është “zgjuar” ditën e sotme nga dy shpërthime të mëdha dhe nga të shtëna me mitraloz, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën shtatë të tjerë.
Përkrahësit e Hezbollahut dhe lëvizjes Amal ishin mbledhur pranë gjykatës për të protestuar kundër gjyqtarit Tarek Bitar, kreut të hetimit të shpërthimit në portin e kryeqytetit libanez.
Libani është tronditur muajt e fundit nga trazirat dhe mungesa e energjisë, me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë sidomos gjatë javëve të fundit.
Dy nga shtatë të plagosurit janë në gjendje kritike, sipas Dr. Mariam Hassan nga Spitali Sahel.