
Personi që shihni në foto është 33-vjeçari Arjan Sala, punonjës i sigurisë në një magazinë në Tiranë, ku pasditen e të mërkurës ra zjarr dhe prej shumë orësh nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Tymi dhe gazrat vazhduan të përhapen edhe dje, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave të specializuara, për shkak edhe të asfiksisë së mundshme.
As sot nuk ka ende asnjë të dhënë për gjendjen e punonjësit të sigurisë.
Sipas “Panoramës”, ishte i riu që arriti të shpëtonte shtatë persona kur ra zjarri në magazinën e qendrës tregtare, por vetë mbeti brenda.
Familjarët e punonjësit të sigurisë, në lot e dhimbje kërkojnë nga shteti të shpejtohet me kërkimet për gjetjen e tij, i cili është i martuar dhe ka një fëmijë.