Connect with us

Lajme

‘Shpirti plot’, me të vocklën e saj në krah, Jonida Vokshi na dhuroi foton më të bukur të ditës

Published

on

Edhe më parë, por tashmë që është bërë nënë e një ëngjëlli të vogël, e gjithë vëmendja është te Jonida Vokshi. Ajo kurorëzoi dashurinë e saj me Besnik Arapin dhe më 18 qershor të 2020 u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Emi. Moderatorja nuk na i ka kursyer fotot me vogëlushen dhe me siguri sa të rritet edhe pak mami Jonida do na e prezantojë. Mbrëmjen e sotme aktorja ka ndarë një tjetër postim në Instagram, ku shfaqet me të voglën e saj, teksa ka shkruar: “Shpirti plot”.

Dy javë pasi u bë nënë, moderatorja u rikthye në punë me energji të plotë, duke na surprizuar të gjithëve, teksa pjesën më të madhe të kohës e kalon me vogëlushen.

https://www.instagram.com/p/CCZHCAosI_g/?utm_source=ig_embed