Aktualitet

Shqipëri-Angli pa tifozë, Ministria e Shëndetësisë refuzon kërkesën e FSHF-së

Published

on

Ndeshja Shqipëri-Angli do të luhet pa praninë e tifozëve. Ministria e Shëndetësisë ka refuzuar kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në përgjigjen zyrtare që mban firmën e zv/ministres Mira Rakacolli bëhet e ditur se prania e tifozëve në tribuna konsiderohet me rrezikshmëri të lartë.

Zhvillimi i këtij aktiviteti sportiv me pjesmarrje të spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime njerëzish. Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk e miraton kërkesën tuaj”, lexohet në letrën e mbërritur në zyrtar e FSHF dhe që mban datën 17 mars.

Federata kishte kërkuar zyrtarisht rikthimin e tifozëve për ndeshjen e rëndësishme kundër Anglisë në eliminatoret e Botërorit 2022 që do të luhet në Tiranë me 28 mars. Sipas udhëzimeve të UEFA-s, FSHF kërkonte që një numer i reduktuar personash të ishin të pranishëm në respekt të të gjitha normave dhe protokolleve të sigurisë kundër Covid-19. Por kjo nuk do të ndodhë dhe duket larg dita kur në Shqipëri, tifozët të kthehen sërish në stadiume.

Exit mobile version