Aktualitet

“Shqipëria fiton turizmin”/ Basha: Normë të unifikuar të TVSH-së prej 6% mbi të gjitha kompanitë në sektorin e turizmit

Published

on

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka komentuar takimin me operatorët turistikë në Durrës, ku prezantoi dhe planin “Shqipëria fiton turizmin”.

Basha thotë se, me Ramën vendi ka mbetur vendnumëro, ndërsa është në fundin e listës së vendeve në zhvillim.

Ai garanton operatorët turistikë se, pas 25 prillit do të vijojë bashkëpunimi për të bërë realitet angazhimet serioze të programit “Shqipëria fiton turizmin”.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Sot diskutova me operatorët turistikë kryesor në Durrës rreth planit tonë “Shqipëria fiton turizmin”. Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën. Vendi nuk ka bërë përpara në asnjë tregues, as në ekonomi, as në arsim, as në infrastrukturë. Profesionistët dhe rinia po largohen masivisht. Shqipëria ka mbetur në fundin e listës së vendeve në zhvillim.

I njoha sipërmarrësit me planin tonë për të zbatuar një normë të unifikuar të TVSH prej 6% mbi të gjitha kompanitë në sektorin e turizmit. Ne do të investojmë pa kursim në infrastrukturë, në furnizimin pa ndërprerje me ujë dhe energji elektrike dhe do të stimulojmë zgjatjen e sezonit turistik.

Operatorët turistikë shprehën entuziazëm për angazhimet e planit tonë “Shqipëria fiton turizmin”. Ata janë të sigurt se me një qeveri që kujdeset për njerëzit, për ekonominë, për zhvillimin, investimet e tyre do të shpërblehen shumëfish.

I sigurova sipërmarrësit e pranishëm se ashtu siç bashkëpunuam për të hartuar programin për turizmin, ashtu do të punojmë edhe pas 25 prillit për t’i bërë realitet angazhimet serioze të këtij programi. Në 25 prill, Shqipëria meriton të kthehet në rrugën e duhur, meriton të fitojë. Më 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton. tpz.al

Exit mobile version