Connect with us

Lajme

Shqipëria më e “përkëdhelura” nga Ngrohja Globale. Ja raporti.

Published

on

Duke u bazuar në raportin e vitit 2018 të German Watch “Global Climate Risk Indeks”, Haiti, Zimbabve dhe Fixhi janë në krye të listës së shteteve më të prekura nga ngjarjet klimatike ekstreme në vitin 2016.

Ndërsa në harkun kohor të viteve 1996-2016, Hondurasi, Haiti dhe Mianmari ishin shtetet më të prekura. Në total, më shumë se 524 mijë njerëz humbën jetën nga ngjarje natyrore fatkeqësish, ndërsa humbja e shprehur në kosto arriti 3.16 mld dollarë. Nëntë, nga 10 shtetet më të prekura nga katastrofat natyrore, ishin shtete me të ardhura të ulëta ose më të ulëta se mesatarja.

Në raport, Shqipëria ndërmjet viteve 1996-2016 ka humbur 32 banorë, mesatarja në vit 1.60, ndërsa humbjet përllogariten mesatarisht 19,728 dollarë. Numri i të humburve në fatkeqësi ka qenë më rënie nga një vit më parë, ndërsa humbjet financiare janë më të mëdha.

Raporti i mëparshëm tregon se ndërmjet viteve 1995-2014, mesatarja e humbjeve e shprehur në kosto është 17.025 dollarë.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria e renditur në vendin e 139, ndodhet në një pozicion më të favorshëm, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova ndodhen në vendin e 89, pra kanë qenë më të prekura nga ngjarjet klimatike ekstreme, humbjet financiare për këtë kauzë të së cilave arrin në 415 mijë dollarë.

Rreziku global i klimës, hulumtim i përvitshëm nga Global Watch, është një analizë e bazuar
që vendos në dispozicion të dhëna të besueshme për ndikimet e motit ekstremdhe të dhënasocio-ekonomike të lidhura me to.

Indeksi i rrezikut të klimës Germanwatch 2018 është publikimi i 13-të i këtij institucioni. Qëllimi i tij është të tekstualizojë diskutimet e vazhdueshme të politikave klimatike, sidomos ndërkombëtare, negociatat për klimën -me ndikime në botën reale gjatëvitin e kaluar dhe 20 vitet e fundit./Monitor.