Aktualitet

Shqiptarët shpenzuan për blerjen e pronave jashtë vendit 566 milionë euro në 2019

Published

on

Shpenzimet e shqiptareve për prona jashtë vendit po rriten me shpejtësi viti pas viti duke treguar se një pjesë e fitimeve dhe kursimeve që gjenerohen brenda vendit transferohen jashtë vendit duke blerë kryesisht banesa.

Në seksionin e llogarive kombëtare për Prodhimin Kombëtar Bruto (PKB), INSTAT raportoi se, në vitin 2019 shpenzimet e shqiptarëve që janë rezidentë në Shqipëri për prona jashtë vendit arritën 69 miliardë lekë ose (566 mln euro). Blerjet e pronave jashtë vendit shënuan një nivel rekord në vitin 2019 me një rritje vjetore mbi 44 për qind.

Shpenzimet për prona jashtë vendit erdhën në rritje të vazhdueshme sidomos pas vitit 2011. Ato ishin të ulëta deri në vitin 2007, por pas krizës së vitit 2008 u pa një rritje jo e zakonte e tyre (shih grafikun bashkëngjitur).
Nga 7 miliardë lekë shpenzime për prona jashtë vendit në vitin 2007, një vit më pas, më 2008 kjo vlerë u rrit më shumë se katërfish, në 32 miliardë lekë.

Përgjatë periudhës 2008-2013 shpenzimet e Shqiptarëve rezidentë në Shqipëri për prona jashtë vendit ishin 1,6 miliardë lekë euro. Në vitin 2013 pati një rënie të treguesit, ku shihet të jenë shpenzuar vetëm 11 miliardë lekë, ose tre herë më pak se më 2012.

Blerjet e pronave jashtë vendit nisën serish me ritme të shpejta pas vitit 2014. Sipas të dhënave të INSTAT, nga viti 2014 në vitin 2019 shpenzimet e shqiptarëve për prona jashtë vendit arritën në 2 miliardë euro.
Rekordin e mban viti 2019, ku vlera e treguesit arriti në 69.7 miliardë lekë, ose 431 milionë euro.

Nga viti 1996 deri në vitin 2019 shpenzimet për prona jashtë vendit arritën në 497 miliardë lekë ose rreth 4 miliardë euro.

Në mungesë të instrumenteve financiare, Shqiptarët gjithnjë e më shumë po i shohin pasuritë e paluajtshme sidomos banesat si një mjet investimi. Kjo tendence po shihet nga një vrull i madh i ndërtimeve brenda vendit.

Ndërtimet e reja sidomos në Tiranë, janë luksozë dhe kanë si target blerës me të ardhura shumë të larta. Këto të ardhura që përdoren për blerjen e pronave shpesh nuk justifikohen nga burimet zyrtare. Sektori i ndërtimit ishte një nga tipologjitë kryesore për pastrimin e parave nga Organizatat e krimit të Organizuar për vitin 2020 raportoi Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave./Monitor

Exit mobile version