Connect with us

Bota

Shqiptari kapet me drogë në Britani, deklarata në gjyq: Pagova 17 mijë paund për të ardhur këtu, duhet të shlyeja borxhin

Published

on

Një emigrant shqiptar i paligjshëm në Britaninë e Madhe u burgos, pasi u kap në një banesë me 147 bimë kanabis me një vlerë të vlerësuar prej 80 000 paund.

Shkumbin Lala, 22 vjeç, u arrestua pasi një kontroll policor në një pronë në Sheffield, zbuloi si rritej kanabisi në një pronë, shkruajnë mediat britanike.

Policia trokiti në derën e shqiptarit, por ai tentoi që të largohet nga dritarja. Kur u kap në befasi, Lala tha se lënda narkotike nuk ishte e tij, por vetëm shërbente për ujitjen e marijuanës.

Lala në gjyq deklaroi se kishte paguar 17 mijë paund për të hyrë në Britani dhe se kishte akoma 15 mijë paund që të paguajë. Ai tha se kishte punuar në ndërtim për të shlyer borxhet, por pandemia e ka lënë pa punë.

Më tej, ai deklaroi se kishte rënë dakord të ujiste lëndën narkotike dhe ii ishte thënë se do të merrte 25 për qind të fitimit nga shitja e drogës. Pasi gjykatësit e dëgjuan shqiptarin, e dënuan 30 muaj burgim.