Aktualitet

Shtatë vite mendoi se i dashuri i saj kishte vdekur, së fundmi ai postoi fotografi në rrjete sociale – rrëfimi interesant i vajzës së re

Published

on

Në rrjetin social TikTok përdoruesit shpesh zbulojnë detaje të jetës së tyre, kështu ka ndodhur edhe me një vajzë me emrin @k.jewel5 e cila ka treguar se si e ka përjetuar momentin kur u dashurua qysh kur ishte 14-vjeçe.

Siç thotë ajo, asokohe kishte njohur një djalë të ri me të cilin mbajti lidhjen nga distanca, pasi që ai jetonte në New York, transmeton Telegrafi.

Pas gjashtë muajve në lidhje, dysha u grindën dhe nuk folën me njëri-tjetrin për tri ditë. Kjo natyrisht, nuk do të ishte diçka e pazakontë për adoleshentë, megjithatë pas tri ditëve pranoi një telefonatë ku u njoftua se i dashuri i saj është therur në një sulm – ku si pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë kaluan 6-7 vite, kurse kjo vajzë pa se i dashuri i saj i vdekur ka postuar një fotografi në rrjetet sociale dhe atë përkrah një miku. Doli të jetë pikërisht i dashuri i saj.

Pranon se ka qarë kur e pa atë postim, por theksoi se ai dukej i lumtur. Megjithatë vendosi ta kontaktoj.

“E pashë fotografinë. Të lutem më kthe përgjigje. Të kam dashur për plotë shtatë vite, Dave”, ka shkruar ajo, duke mos pranuar kurrfarë përgjigje prej tij.

Siç raporton Unilad, ndoshta kjo vajzë do të merr ndonjë shpjegim për këtë rrëfim, kurse ndjekësit në postimin e saj në TikTok, munden vetëm të shpresojnë që ky rrëfim është i vërtetë e jo i trilluar siç ndodh në shumë raste vetëm sa për të fituar pëlqime.

Exit mobile version