Connect with us

Uncategorized

Shtohen kufizimet anti-COVID! Nga e hëna ngushtohet ora e shtet-rrethimit, mbyllen lokalet dhe restorantet

Published

on

TIRANË– Për shkak të rritjeve të rasteve me COVID-19 në vendin tonë, ku thuajse çdo ditë po raportohen mbi 1 mijëtë infektuar, të hënën priten kufizime të reja.

Sipas Lapsi.al, kryeministri Rama ka vendosur ta ngushtojë edhe me dy orë kohwn e ndalim-qarkullimit. Pas komitetit teknik të së hënës ai pritet të fillojë pas orës 18 00, ku nuk do të ketë më lokale, dyqane dhe restorante hapur duke ndaluar njëkojësisht edhe qarkullimin në rrugë. Të vetmet aktivitete që do të vazhdojnë të lejohen janë shërbimet delivery dhe taksitë, por gjithnjë nëse klientët e tyre kanë justifikim të fortë për të lëvizur pas orarit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmin se mund të ketë zgjerim të orarit të shtetrrethimit e dha fillimisht Drejtori i Urgjencës Skënder Brataj gjatë takimit me mjeket e diasporës. Edhe shefja e Insitutit të Shëndetit Publik, Silva Bino e cilësoi situatën si shumë shqetësuese, ku shtoi se të hënën do të rishikohet si po ecën situata dhe do të merren masa përkatëse sipas llojit të evoulimit të pandemisë.

(kle.mu./dosja.al)