Connect with us

Aktualitet

Shtyhet seanca për shkarkimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.

Published

on

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur këtë të premte të shtyjë seancën për shqyrtimin e kërkesës për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” të gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.

Ky vendim është marrë nga KLGJ pasi gjyqtarja kërkoi të njihet me provat kundër saj. Seanca e ardhshme do të mbahet në datën 16 shkurt. Kjo është hera e dytë që seanca shtyhet me kërkesë të Hoxhës.

Shkarkimi i saj është kërkuar nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë për shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës. Kjo kërkesë e ILD-së erdhi pas inspektimit të vendimeve për lirimet e parakohshme nga burgu të Endrit Dokles, Ilir Pajës dhe Hekuran Billës.