Connect with us

Kuriozitete

Si duhet t’i flasim fëmijëve për të mos i dëmtuar vetëbesimin

Published

on

Asnjëherë nuk do ta ndjejmë veten 100% të zotë për të folur me të vegjëlit. Gjuha drejtuar tyre duhet të jetë e kujdesshme dhe e mirëmenduar dhe para çdo fjale mendoni që çfarë jeni duke thënë po ndikon në formimin e tyre.

Përshembull, fraza “Sa i/e zgjuar je” mund të dëmtojë motivimin e fëmijëve. Si duhet t’i drejtohemi atyre sipas psikologëve?

Fëmijëve të vegjël thuajuni: “Të lutem…”

Për fëmijët e vegjël, jeta ka të bëjë vetëm më eksplorimin e vazhdueshëm. T’u thuash gjatë gjithë kohës “Jo, jo, mos, mos” është shumë dekurajuese. Thoni qartësisht atë që doni që fëmija të bëjë, dhe ai me shumë mundësi do të bindet.

(Mendoni: “Të lutem preke me kujdes” në vend të “Mos i gjuaj maces”)! Kjo grupmoshë, për shkak të zhvillimt, kërkon një procesim të dyfishtë të frazave mohuese të tipit “Mos …”. Prandaj përdorimi i frazave të thjeshta e bën punën më të lehtë edhe për ta, edhe për ju.

Fëmijëve në moshën parashkollore thuajuni: “Po!”

Mohimi i dëshirave mund të jetë i mërzitshëm si për fëmijët ashtu edhe për prindërit, por nuk ka pse të jetë kështu. Nëse për shembull, vajza juaj do që të bëjë xhiro me biçikletë të Premten ndërkohë që ju keni për të kryer punë të tjera, mos i thoni jo. Thuajini “Po, xhiro me biçikletë duket ide shumë e mirë. E lëmë për të shtunën ose të sielën?” Sigurisht kjo përgjigje do pak përpunim por me praktikim do t’ju vijë natyrshëm.

Thuajini: “Puna jote u shpërblye vërtet!”

Në këtë moshë ku fëmijët fillojnë të marrin nota për herë të parë, sigurohuni që të vini më tepër theksin te përpjekjet në vend të rezultateve. Është e rëndësishme të thuhen fraza të tilla për të përforcuar vvetbesimin tek fëmijët e kësaj moshe. Kjo lë  të kuptohet se kur punon shumë dhe merr rezultate të mira, jo vetëm je i zgjuar, por je edhe i aftë. Tregojuni fëmijëve se e vlerësoni punën e tyre.

Pyetini adoleshentët: “Çfarë plani ke?”

Nuk mund të presim që adoleshentët të bëhen të përgjegjshëm nese nuk u japim mundësi të praktikohen. Në vend që t’u thoni çfarë të bëjnë, pyetini. Për shembull: “Çfarë plani ke për atë projektin në shkollë?” tregojuni se keni besim se ata mund të jenë të aftë për të marrë vendime të duhura. Sigurisht që zgjedhjet e tyre nuk do të jenë gjithmonë optimale, dhe në raste të rëndësishme sigurisht që kërkohet ndërkyrja juaj. Por kjo startegji do t’u japë atyre ndjesinë e pavarësisë, që është ajo që çdo adoleshent kërkon. Nëse adoleshentët e dinë që ju i besoni gjykimit të tyre, do të duan të jenë sa më afër pritshmërive që ju keni për ta.