Aktualitet

Si duket cikli menstrual ‘normal’ në moshën 20, 30, 40 dhe 50 vjeç?

Published

on

Me kalimin e viteve, ju do të përjetoni ose keni përjetuar ndryshime të caktuara në ciklin tuaj menstrual, veçanërisht sepse menstruacionet lidhen drejtpërdrejt me hormonet

Cikli menstrual është një nga treguesit kryesorë të shëndetit të një gruaje në periudhën riprodhuese.

Parregullsitë në gjatësinë dhe kohëzgjatjen e ciklit menstrual nuk duhet të jenë patjetër shenjë e disa problemeve kryesore, por është e rëndësishme t’i vëreni ato.

Më poshtë do të lexoni se çfarë ndodh pikërisht me trupin tuaj dhe ciklin menstrual përgjatë këtyre viteve.

Në të njëzetat tuaja

Është mëse normale që në këto moshë vajzat të mos ovulojnë rregullisht! Kjo gjë do të thotë që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nëse periodat i keni të çrregullta. Një tjetër ndryshim i madh lidhur me periodat në këtë dekade lidhet me metodat kontraceptive.

Ky është dhjetëvjeçari që shumë gra vendosin të fillojnë të marrin kontraceptivë hormonalë duke shkaktuar jo pak ndryshime në ciklin menstrual. Periodat vijnë pa dhimbje, më të lehta, të rregullta dhe ulet reziku për sindromin e ovareve policistike.

Në të tridhjetatat tuaja

Për pjesën më të madhe të femrave, menstruacionet janë më të rregullta në këtë dekadë. Problemet tipike të 20 vjeçareve zhduken dhe simptomat si rrjedhe e rëndë apo dhimbje janë shenjë e ndonjë problemi shëndetësor pasi periodat në këtë moshë nuk janë të tilla.

Femrat në këtë moshë mund të preken gjithashtu nga tumoren beninje fibroid ose endiometroza . Nëse në dekadën e tretë të jetës sillni një fëmijë, periodat nuk ju vijnë deri në 6 javë pas lindjes.

Shtatzënia mund të shoqërohet gjithashtu me ndryshime afatgjate të ciklit, ndër to përmendim reduktimin e dhimbjeve për shkak të hapjes së qafës së mitrës.

Exit mobile version