HOROSKOPI

Si e tregon çdo burrë dashurinë sipas shenjë zodiakale

Published

on

Zbuloni si e shpreh çdo burrë dashurinë sipas shenjës zodiakale…

Dashi

Dashi është i sigurt në vetvete dhe di të joshë. Me shumë lehtësi dhe pa bërë devijime, tregon në sjelljet e tij të gjitha dëshirat që ka ndaj të dashurës.

Demi

Mund të duket pak i ngadaltë, por Demi nuk e ka me nxitim t’i fitojë zemrën personit të dashur: josh gradualisht, ështtë i dedikuar, bujar dhe i ngrohtë.

Binjakët

Binjakët nuk hyjnë tek burrat romantikë. Por kur është i dashuruar, bëhet shakaxhi dhe tip alegro. Dhe ndjen kënaqësi kur sheh personin që do të buzëqeshë.

Gaforrja

Si në data speciale ashtu edhe në përditshmëri, Gaforrja di si të planifikojë surpriza romantike si për shembull darka nën dritën e qirinjve, lule, dhurata.

Luani

Luani është akoma më vanitoz. Di si të kënaqë personin që do dhe mund t’i flasë pa ndrojtje, asaj dhe kujtdo që do të dëgjojë.

Virgjëresha

Burri i virgjëreshës e tregon dashurinë e tij tek gjërat e vogla: në një chat të sinqertë, duke ndihmuar personin e dashur ose duke u shqetësuar për mirëqenien e tij.

Peshorja

Burri i Peshores di si ta bëjë një grua të ndihet e dashur nga ai. Është tipi që nuk i kursen elozhet, romanticizmin, surprizat, dhuratat.

Akrepi

Është e vështirë për Akrepin të hapë zemrën e tij. Por kur gjen personin e duhur, çliron emocionet dhe dorëzohet, sidomos në shtrat.

Shigjetari

Mos prisni prova dashurie nga një Shigjetar, por një predispozitë për të bërë gjithçka të funksionojë. Me të, momentet janë gjithmonë të gëzueshme dhe relaksuese.

Bricjapi

I keni parasysh ata burrat e vjetër që respektojnë tradiën? Kështu e zbulon Bricjapi dashurinë e tij! Respekti mbi gjithçka!

Ujori

Ujori gjithmonë gjen mënyra kreative dhe të ndryshme për të bërë të lumtur dikë. Mos prisni asgjë tepër romantike nga ai, ok?

Peshqit

Kur dashuron, një burrë i Peshqve shkrihet fare. Flet gjithmonë se sa i dashuruar është (para kujtdo), bën surpriza është i sjellshëm dhe i ngrohtë.

Exit mobile version