Connect with us

Aktualitet

Si ndihet një fëmijë për shkak të divorcit të prindërve…

Published

on

Divorci i prindërve është veçanërisht një periudhë stresuese, konfuze dhe e trishtueshme për fëmijët

Ata mund të ndiejnë zemërim për shkak të mendimit se po i humbin prindërit, edhe pse ju i siguroni ata që të dy prindërit do t’i duan akoma.

Fëmijët që kalojnë një divorc të prindërve kanë ndjenjën e humbjes së familjes dhe nuk janë të sigurt se si do t’u jetë jeta pa ta, kështu që ju duhet t’i tregoni me vepra, transmeton Telegrafi.

Gjëja më e rëndësishme është të trajtojmë fëmijën me durim dhe mirëkuptim. Fëmija ka shumë dëshira, sidomos kur prindërit divorcohen.

Gjëja më e rëndësishme është që të dy prindërit të përfshihen në jetën e fëmijës.

Kur njëri prind është në gjendje ta shohë fëmijën vetëm në ditë dhe raste të caktuara, është e rëndësishme që të bisedoni në telefon çdo ditë që fëmija të ndiejë se marrëdhënia e tyre është e vazhdueshme dhe e pandërprerë.

Është shumë e rëndësishme për fëmijët që prindërit të mos grinden dhe të punojnë në marrëdhëniet e tyre më të mira të mundshme.

Prindërit nuk duhet t’u flasin fëmijëve keq për prindin tjetër, ata nuk duhet të dëgjojnë grindje, sepse ata do të mendojnë se kanë bërë diçka të gabuar.

Fëmija i do të dy prindërit dhe u takon bashkëshortëve të divorcuar të cilët mbeten prindër dhe të respektojnë dashurinë e fëmijës së tyre për prindin tjetër.

Mundohuni ta mbroni fëmijën tuaj nga tensionet e ndërsjella, grindjet dhe konfliktet. Dhe ndërsa qëllimi më i madh i secilit prind është të mbrojë fëmijën e tij ‘nga bota’, kur bëhet fjalë për divorcin ata ndonjëherë duhet të mbrojnë fëmijën e tyre ‘edhe nga vetja’.