Connect with us

Lifestyle

Si të arrini një nxirje perfekte

Published

on

Bëni aktivitete në diell

Për t’u nxirë nuk duhet të uleni vetëm në shezlong me orë të tëra. Ju mund të bëni aktivitete të tjera, të tilla si sporte ujore apo të bëni një shëtitje.

Mos bëj eksfolion

Për të qëndruar sa më gjatë ngjyra që keni marrë, duhet të shmangni pastrimin e thellë pasi do të heqë shtresën e sipërme të qelizave të lëkurës së nxirë dhe do të nxjerrë në sipërfaqe qeliza të reja të bardha.

Zgjidhni ushqime të përshtatshme

Hulumtimet kanë treguar se ka ushqime që ndihmojnë në rrezitje kur konsumohen. Karotat, kajsitë dhe arrat i përkasin kësaj kategorie.