Sociale

Situata nga përmbytjet, Nasto mbledh Komisionin e Mbrojtes Civile në një takim pune

Published

on

Për shkak të situatës së rënduar nga rreshjet e shiut, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Roland Nasto u zhvillua sot takimi i Komisionit të Mbrojtjes Civile, me masa të plota sipas protokolleve anti Covid, me numër të reduktuar anëtarësh.

Në takim morën pjesë Kryetrari i Këshillit të Qarkut Durrës Alfred Mullaraj, Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako, Kryetari i Bashkisë Krujë Artur Bushi, Kryetari i Bashkisë Shijak Elton Arbana, Zv/ Dr i Policisë se Qarkut, Dr i Ndërmarrjes së Ujitjes dhe Kullimit Z.Elton Varaku, Dr e NJ V K SH Aurora Hyka, Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës si dhe Përgjegjësi i Sektorit të Emergjencave Civile në Prefekturë. Prefekti kërkoi nga të pranishmit informacion për situatën aktuale në qark, vlerësimin e zonave të riskut, rritjen dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore e logjistike si dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve.

Nga ana e tij Prefekti, Nasko bëri një analizë të permbledhur të situatës në qarkun e Durrësit gjatë orëve të fundit. Ai u shpreh se është ndërhyrë menjëherë për evakuimin e banorëve në ato zona të rrezikshme. Prefekti u kerkoi të pranishmëve të jenë të kujdeseshëm ne vlerësimin e riskut , ndjekjen në mënyrë fanatike të buletineve meteorologjik, rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Institucioneve, sodomos me Njësitë Administrative të cilët paraqesin rrezik në territoret e tyre, komunikimi me banoret në nevojë për të dhënë ndihmën e duhur, me qellim shmangjen e çdo premise për ngjarje emergjente. Prefekti kerkoi të rritet intesiteti i punës së grupeve ne terren për ditët e ardhshme pasi sipas parashikimeve priten rreshje me intesitet të larte dhe do të arrij piku i tyre. Prefekti bëri të qartë se është vënë në dispozicion Kavalishenca e Ministrisë së Brendshme për akomodimin e personave që do të evakuohen.

 

Exit mobile version