HOROSKOPI

Sjellet negative të çdo shenje horoskopi, më të papërshtatshmen e ka Akrepi

Published

on

Sjellet negative të çdo shenje horoskopi, më të

Le të lëmë për pak aspektet pozitive, e t`u hedhim një sy atyre negative. Sigurisht, mos i merrni të gjitha seriozisht.

Këto karakteristika janë për ata që i besojnë leximit të yjeve dhe nuk e nisin ditën pa parë horoskopi

Dashi

Shenja e Dashit ka zakon të veprojë rrezikshëm sipas instinktit dhe të hidhet në veprim pa u menduar shumë. Në mënyrë të pashmangshme, shpesh paguan pasojat.

Demi

Kokëfortësia e tij është zakoni më i keq. Ai vështirë se merr në konsideratë një kompromis dhe vështirë se e ndryshon mendjen për ndonjë gjë ose për dikë.

Binjakët

Ndër zakonet e këqija të Binjakëve është mospërputhja! Një gjë që e bën atë shpesh të ndryshojë mendje dhe gjithmonë të vonojë zgjedhjet dhe vendimet.

Gaforrja

Zakon i keq i shenjës më emocionale të Zodiakut është t’u japësh rëndësi pasigurive dhe ankthit. Duhet të mësojë të mendojë më pozitivisht!

Luani

Dëshironi të jeni gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe të besoni se dini të vërtetën absolute.

Virgjëresha

Mania për të ndjekur përsosmërinë. Një mani që e bën atë të kërkojë shumë nga vetja dhe të tjerët.

Peshorja

Zakon më i keq i shenjës së Peshores është të shmangë të gjitha konfliktet. I urren përleshjet dhe grindjet, por edhe diskutimet më të thjeshta që kanë tone të nxehta.

Akrepi

Një nga zakonet më të këqija, që e disponon Akrepi është dëshira për të manipuluar të tjerët dhe situatat në mënyrë për të pasur më shumë kontroll.

Shigjetari

Zakoni i keq i shenjës së Shigjetarit është të hidhet në veprim pa u menduar mirë dhe për këtë arsye shpesh bie në telashe.

Bricjapi

Zelli i tij në vendin e punës ndonjëherë është vërtet i tepruar dhe ai e ka zakon të keq të lërë pas dore të dashurit e tij për këtë arsye.

Ujori

Zakon i keq i shenjës së Ujorit është të mbyllet shpesh në vetvete dhe të mos lejojë askënd të hyjë. As të dashurit.

Peshqit

Dhe së fundmi, ndër zakonet e këqija të shenjave të zodiakut gjejmë atë të Peshqve që shumë lehtë priren të jenë dramatik dhe të ekzagjerojnë çdo emocion.

*Artikulli i Giorno dopo Giorno u përshtat në shqip nga Tiranapost.al

Exit mobile version