Aktualitet

“S’ka qetësi” në Kadastrën e Durrësit, dorëhiqet drejtori që u emërua në tetor 2020, sot pritet emri i drejtuesit të ri

Published

on

Rezart Elmazi, drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës dorëhiqet nga detyra. Mësohet se sot pritet që në vend të Elmazit të emërohet dhe drejtuesi i ri.

Elmazi u emërua në këtë detyrë në tetor të vitit 2020, duke zëvendësuar Artur Çobanin. Ish-kreu i Kadastrës së Durrësit vinte nga disa përvoja të mëparshme, si drejtues i Kadastrës në Vlorë dhe Kamëz.

Arsyeja e dorëheqjes së këtij të fundit nga detyra nuk dihet ende, ndërsa sot pritet të emërohet drejtuesi i ri. Viola Hima thuhet se do të jetë drejtuesja e re e ASHK-së së Durrësit por njoftim zyrtar nuk ka ende.

Ndërkohë dje, lëvizje ka pasur dhe në Kadastrën e Pogradecit. Drejtori i komanduar Genti Mahmutaj është larguar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Ela Toçka.

Exit mobile version