Connect with us

Shendeti

Skandalet në spitale, Brisida Shehaj: Nuk u ngopën me PPP, tani po na marrin dhe jetën

Published

on

Nënkryetarja e LSI-së për Tiranë, Brisida Shehaj ka reaguar për skandalin e spitaleve COVID-19, ku përgjimet e publikuar në media kanë treguar për kushte skandaloze në të cilat mbahen pacientët.

Shehaj shprehet se reagimet e kryeministrit ndaj këtij skandali janë tallje me qytetarët. Ajo shton se “në ato SMS ka britma urie jo vetëm shërbimi, por URIE. Po të kishim shtet stafi drejtues duhet të shkarkohej në bllok. Këtyre u ka plas cipa o njerëz, nuk u ngopen me beton e PPP, tani po na marrin dhe jetën”.

Postimi i plotë:

“Kryeministri doli sot dhe tha arrestimi i infermiereve lajm i mirë, qytetarët të mos ngurrojnë të denoncojnë. Por ajo që nuk tha kryeministri ishte se qytetarët nuk denononcuan pranë strukturave spitalore apo ato zyrtare, qytetarët zgjodhën emisionet investigative.

Dje z.Kodra tha se ka ende denoncime që nuk janë bërë publike.

Turpi më i madh ishte reagimi i zyrtareve të spitalit pasi na treguan se këto ndodhin dhe në botë (ka dhe filma sigurisht), mbrojtën stafin me pathos dhe me deklarata pacientesh se mjekët i kanë ushqyer vetë pacientët.

Ndërkohë ne ato SMS ka britma urie jo vetëm shërbimi, por URIE. Po të kishim shtet stafi drejtues duhet të shkarkohej në bllok. Këtyre u ka plas cipa o njerëz, nuk u ngopen me beton e PPP, tani po na marrin dhe jetën”. tpz.al