Shendeti

Skandali me “Tiren”, policia zbarkon te “Shefqet Ndroqi”, arrestohen disa infermiere

Published

on

TIRANË

Janë kryer ditën e sotme të tjera arrestime në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, që lidhen me rastin abuziv të sanitares Tire Alldervishi.

“BalkanWeb” mëson se Policia e Tiranës ka zbarkuar këtë të hënë te Covid-2 dhe ka arrestuar katër pjesëtarë të stafit mjekësor të këtij spitali.

Në pranga kanë rënë tre infermiere të spitalit dhe një sanitare.

Ndërkohë, 58-vjeçarja Tire Alldervishi u arrestua pak javë më parë, pas denoncimit në një emision investigativ, ku rezultonte se ajo iu kishte zhvatur 8 milionë lekë familjarëve të një pacienteje me koronavirus, por që kësaj të fundit nuk i kishte bërë asnjë shërbim, duke mos i dhënë as bukë, derisa ajo kishte humbur betejën me virusin e rëndë.

 

 

 

Exit mobile version