Aktualitet

Skema e mashtrimit në Itali/ Shqiptarët vjedhin mbi 1 mln euro nga sistemi shëndetësor, si manipulonin të dhënat që të merrnin shërbim pacientët me kancer

Published

on

Policia në Torino të Italisë kanë zbuluar një skemë mashtrimi, që thuhet se është hartuar nga tre shqiptarë, me anë të së cilës janë vjedhur mbi 1 milionë euro nga sistemi shëndetësor në vend.

La Repubblica raporton se në saj të këtij mekanizimi kanë marrë shërbim shëndetësor falas të paktën 150 shqiptarë, kryesisht të diagnostikuar me kancer. Tashmë, personat që bënë skemën e mashtrimit dhe 150 shqiptarët e tjerë janë nën hetim për mashtrim.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, shumë prej tyre ishin futur në Itali me qëllimin e vetëm për t’u kuruar. Nga hetimet e kryera, rezulton se ishin tre personat që e krijuan mekanizmin, dy shtetase shqiptare që punonin si ndërmjetësues kulturore në qendra e Informacionit mbi Shëndetin e Emigranëve në Torino dhe djali i njërës prej tyre.

Ditën e sotme gjykata atyre u ka caktuar edhe masat e sigurisë, njëra është në arrest shtëpie dhe tjetra me detyrimin paraqitjeje, kurse djali është pushuar nga puna.

Por si funksiononte skema?

Tre shqiptarët kishin shfrytëzuar rregullin e Nenit 35 të aktit të konsoliduar të imigracionit i cili lejon qytetarët që nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore që të marrin kujdes shëndetësor në rast të pamundësisë ekonomike. Nëse i sëmuri i përmbush kriteret, atij i caktohet një kod identifikimi (Stp – i huaji i pranishëm përkohësisht) dhe ka qasje në trajtim në objektet publike.

Falë këtij rregulli, dy gratë u kërkonin shqiptarëve që vinin në Itali për t’u kuruar një datë të rreme hyrjeje në vend, prej më shumë se tre muajsh, si të parregullt. Po ashtu, atyre u kërkohej që t’i raportonin mjetet e identifikimit si të humbura për të shmangur gjetjen nga ana e autoriteteve të datës reale.

Exit mobile version