Connect with us

Lajme

S’mund t’ia linte mangët, Xhemi i ktheu përgjigje gjithë lezet Evis Mulës pas atyre që tha për Arbanën

Published

on

Të gjithë e dimë që në botën e artit dhe medias ka gjithmonë bërryla dhe prapaskena për të cilat askush nuk flet, mirëpo ja që Evis Mula nuk mund ta mbante më gojën mbyllur për atë që i kishte ndodhur vite më parë me Arbana Osmanin. E ftuar para disa ditësh në “Wake up” , pas një shkëputjeje të gjatë nga ekrani, ajo tregoi se si moderatorja e njohur ishte “xhindosur” pasi Evisit iu besua prezantimi i “Top Fest”.

“Arbana Osmani u tmerrua atëherë se drejtonin radion dhe befas dola unë. Sigurisht helmi doli rrugës sepse finalen nuk e bëra unë. Mbaj mend që ndodhi kështu.”-rrëfeu ndër të tjera sopranoja, lajmin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm.

 

”Helmi doli rrugës”, Evis Mula flet për pakënaqësitë ndaj Arbana Osmanit

Mirëpo ndryshe nga ç’mendonim Arbana jo vetëm që nuk foli për këtë temë, por zgjodhi të mos reagonte menjëherë, e megjithatë ditën e djeshme ajo ka ndarë një foto me miken e saj të ngushtë, Xhemi Shehun, shoqëruar me shprehjen “Në kërkim të një shoqeje të re”.

 

 

Gjithçka duket në rregull deri këtu, por pak më vonë foton e ka ripostuar edhe Xhemi, e cila shkruan sipër fotos me Arbanën në mënyrë ironike: Evisi po të kërkonte. Një përgjigje kjo nga dy mikeshat ndaj Evisit, që lënë të kuptohet se nuk janë mërzitur aspak për çka deklaroi në emision.