Aktualitet

Sondazhi për Tiranën: PS merr deri në 19 mandate, ja rezultati për PD dhe LSI

Published

on

Nëse do të votohej sot, në Tiranë Partia Socialiste do të merrte mbështetjen e shumicës së votuesve në kryeqytet, me një diferencë të konsiderueshme nga forcat e tjera politike. 48 deri në 52% e votuesve do t’i jepnin një mandat të tretë PS-së, edhe pse kjo e fundit ka një rënie me 1% nga sondazhi i 27 janarit.

Ndërkohë që një rritje prej 2 pikësh ka pësuar Partia Demokratike për vetëm 3 javë., sipas institutit “Pieopli”. Nga një rezultat prej 33-37% më 27 janar, në sondazhin e shkurtit PD del me 35-39%. Ndërkohë që LSI vijon me të njëjtat kuotat. Sa i përket ndarjes së mandateve në Qarkun e Tiranës edhe pse me një lëvizje të vogël përqindjesh numri i deputetëve nuk do të ndryshonte shumë.

Nëse votohej sot PS do të merrte nga 17 deri në 19 mandate nga 36, ndërkohë që PD 12-14. Sa i përket LSI ajo do të luftonte për një mandat më shumë, pra nga 2 deri maksimumi 4 mandate. Ndërkohë që partitë e tjera do ta kishin shumë të vështirë të merrnin një mandat edhe pse parti si “Nisma”, “Lëvizja për Ndryshim” apo PDIU do të mund të arrinin deri në 2% të elektoratit.

Exit mobile version