Aktualitet

Sot 22 vite nga masakra në Poklek dhe Çikatovë, 77 shqiptarë të Kosovës u vranë dhe më pas u dogjën nga ushtria serbe

Published

on

Sot bëhen 22 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër komuna e Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe ka vrarë dhe më pas i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur.

Mes viktimave kishte dhe foshnja gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75-vjeçar, djem e vajza të reja.

Ndonëse kanë kaluar dy dekada, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia.

Me këtë rast presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca do të bëjnë homazhe për të kujtuar jetën dhe veprën e tyre.

Exit mobile version