Aktualitet

Sot afati i fundit për regjistrimin e partive për zgjedhjet, pritet mbledhja e KQZ

Published

on

Teksa sot është dhe afati i fundit për regjistrimin e partive për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ditën e sotme pritet të mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Bëhet me dije se KQZ do të diskutojë sot kërkesat e partive që kanë depozituar për regjistrim, ndërsa theksoi se nuk pritet ndonjë kontestim lidhur me këtë çështje.

Kujtojmë se deri më 24 shkurt duhet të regjistrohen koalicionet dhe më pas në 7 mars partitë politike duhet të çojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën me emrat e kandidatëve për deputetë.

PARTITË QË KËRKOJNË TË REGJISTROHEN NË KQZ
Partia Demokratike
Lëvizja Socialiste për Integrim
Partia Republikane
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar

Aleanca Demokristiane
Partia Agrare Ambientaliste
Partia Bashkimiki Demokrat
Partia Kristian Demokrate
Partia Lëvizja e Re
Partia Aleanca Demokracia e Re
Partia Komuniste
Partia Social Demokrate (PSD)
Partia Socialiste

Exit mobile version