MOTI

Sot borë dhe shi në vend/ Ja si do të jetë moti javës që vjen!

Published

on

E hënë, 22 Mars 2021

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: VIJON ndikimi i motit të vranët dhe intervale të shkurtra kthjellimesh në vend, duke gjeneruar herë pas herë reshje shiu e dëbore. Këto kushte atmosferike mbeten prezenete edhe gajtë pasdites dhe mbrëmjes. Ku herë pas here do kemi intervale me kthjellime. Temperaturat e ajrit pësojnë RENIE të lehtë në vlerat e mëngjesit POR rriten lehtë në orët e mesditës duke berë që të luaten nga -2 deri në 14°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Kosova

Vranësira të dendura dhe reshje të pakta dëbore dominojnë motin në territorin e Kosovës deri pas mesditës kur moti kthjellohet gradualisht. Edhe orët e natës mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Temperaturat e ajërit ulen në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3 deri në 6°C. Era të fryjë nga Veriu-Verilindja me shpejtësi 35 km/h.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta, KU herë pas herë vranësirat pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të pakta dëbore. Këto kushte atmosferike mbeten deri në mbrëmje kur moti përmirësohet dukshëm.

E martë, 23 Mars 2021

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të kushtëzohet nga mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë paradites. Mesdita sjellë shtim të vranësirave veri dhe juglindje të vendit duke gjeneruar reshje shiu e dëbore. POR mbrëmja dhe nata sjellin mbizotërim të kthjellimeve. Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 deri 12-13°C. Era do fryjë e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det krijohet dallgëzim 6 ball

Exit mobile version