Connect with us

Rajoni

Sot Haga do të zhvillojë seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK

Published

on

Sot do të mbahet seanca e radhës në çështjen gjyqësore ndaj ish anëtarëve të UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Kjo është seanca e tretë që prej arrestimit të tyre.

Zyra e Prokurorit të Specializuar iu kërkoi gjyqtarëve që fillimi i gjykimit ndaj të katërve të jetë në shtator.

“Koha e përcaktuar u jep shumë muaj për përgatitje mbrojtjes për një çështje të përcaktuar qartë, ndërkohë që njeh interesat themelorë të viktimave dhe dëshmitarëve dhe të drejtësisë, në uljen e rreziqeve të ndërhyrjeve dhe frikësimeve të natyrshme në një gjykim të zgjatur”, thuhet në shkresën e zyrës së prokurorit të specializuar drejtuar gjykatës.

Anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë akuzohen për krime që janë kryer në disa vende në Kosovë si dhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore.