Aktualitet

Sot ndryshon ora policore, masat e reja që do të hyjnë në fuqi

Published

on

Nga dita e sotme ora policore do të shtyhet me një orë.

Pra karantina e pjesshme do të nisë nga ora 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Gjithashtu nga sot do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete deri në 30% duke ruajtur distancën sipas protokollit të miratuar nga ISHP.

Data 1 korrik do të lejojë prezencën e spektatorëve edhe në aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore si dhe konferencave.

Rastet e infeksioneve në vendin tonë kanë ardhur çdo ditë duke u ulur. Në 24 orët e fundit u shënuan 7 raste të reja ndërkohë që nuk është shënuar asnjë humbje jete prej disa ditësh.

Çfarë ndryshon nga data 1 Korrik?

Ora policore shtyhet në orën 24.00 -06:00.

Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do të mbetet ora 22:00.

lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP.

lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatorwve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.

Exit mobile version