Connect with us

Aktualitet

SPAK i kryen kontrolle të imtësishme mjekut Prifti, në zyrë i gjendet një bllok me emrat e…

Published

on

Prokuroria e Posacme është duke kryer hetime intensive përsa i përket mjekut Edvin Prifti i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Sipas burimeve nga SPAK mjekut kardiokurg i janë sekuetruar edhe disa shënime në zyrë që po verifikohen, pasi ka dyshime që kjo listë shënimesh ka lidhje me pacientët që atij mund ti kenë dhënë rryshfet kundrejt kryerjes së operacioneve.

Sipas të njëjtave burime në sitë do kalohen edhe llogaritë bankare të tij pas akuzës për pastrim parash.

Mjeku i njohur kardiokirurg Edvin Prifti u arrestua nga SPAK me akuzën e korrupsioni dhe marrjen e ryshfetit, pasi doli në përgjimet që çuar në prangat e dhjetë personave në Krujë, përfshirë dhe gjyqtaren Enkelejda Hoxha.

Atij iu gjetën në shtëpi 250 mijë euro dhe 160 milion lekë, ndërkohë që vetë Prifti tha se ato ishin para të ligjshme, që i kishte përfituar nga shitja e pronës së bashkëshortes së tij.

Po ashtu, mësohet se në SPAK kanë mbërritur edhe 3 denoncime të reja për mjekun, të cilat po hetohen, ndërkohë që QSUT po ndihmon me denoncime që qytetarët kanë bërë në rrjetet sociale.