Uncategorized

SPAK jep pretencën për Adriatik Llallën, kërkohet burg dhe pesë vite përjashtim nga Shërbimi Publik

Published

on

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë sot pretencën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

SPAK ka kërkuar dy vite burg për ish-kryeprokurorin Llalla.

Ky i fundit përfiton nga gjykimi i shkurtuar, ndaj dhe për këtë arsye i mbeten 1.4 vite burg dhe pesë vite përjashtim nga Shërbimi Publik, ky i fundit si dënim plotësues.

Adriatik Llalla akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë. Në seancën e sotme, ai nuk ka qenë i pranishëm, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj.

Ndërkohë, seanca e radhës është caktuar të mbahet më 2 prill.

Exit mobile version