Mexhit Hysenaj është sportisti i ri nga Durrësi, i cili po shkëlqen në sportin e KickBoxing.
Tashmë ai është i njohur për arritjet e tij në këtë sport të veçantë dhe mjaft të vështirë.
Mexhiti është vetëm 21 vjeç dhe ka disa ndeshje të ndryshme, ku në 12 ndeshje prefesionale ka 12 fitore ku 8 prej tyre i ka arritur në KO. Gjithashtu ka dhe 15 përballje të tjera në ndeshje amatore.
Ai është shpallur kampion Shqipërie për katër vite rradhazi në peshën 80 kg, dhe ka një mënyrë të veçantë për të arritur në realizimin e objektivave që ai i ka premtuar vetes të afërmëve dhe klubit të tij.
Tashmë është kampion i ISKA federatës më të madhe të KickBoxing. Dhe aspiron për në një tjetër arenë më të madhe siç është organizata GLORY e cila është më e madhja e këtij sporti në botë. Duke uruar dhe shpresuar që ky sportist me të ardhme të madhe, të marrë vërtet medaljet e (Glory) Nder Lavdi dhe Fitore./Pal Qarraj./ACTVUSA.COM