Aktualitet

Strehimi i afganëve, ambasadorja e SHBA: Besa! Kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim dhe mirësi

Published

on

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka komentuar vendimin e qeverisë për të strehuar refugjatë afganë të kërcënuar nga talebanët në vendin e tyre.

Znj.Kim ka shpërndarë deklaratën e Komitetit për marrëdhënie me jashtë të Senatit amerikan ku përmendet dhe besa e shqiptarëve.

Kim thotë se, kur “BESA ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim e mirësi”.

Ajo shprehet krenare që SHBA e quan Shqipërinë mike dhe aleate.

STATUSI NGA AMBASADORJA E SHBA

BESA – kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë t’ju quajmë mikun dhe aleatin tonë.

Exit mobile version