Aktualitet

Studenti grek rrëfen momentet e grabitjes: Më dhunuan, dy prej tyre dyshohet se ishin shqiptarë

Published

on

Grabitjet e studentëve në rrugët e Athinës sa vijnë e po shtohen.

Ky fenomen ka shqetësuar së tepërmi autoritetet vendase, të cilat, kanë marrë shkas nga rrëfimi i një student 20-vjeçar.

Ky i fundit ka rrëfyer për mediat greke, se si u grabit nga tre persona, dy prej të cilëve dyshohet se janë shqiptar.

Ai ka treguar se si e ndoqën deri pranë shtëpisë, e më pas, e dhunuan dhe e grabitën.

“Ata më kërkuan euro dhe unë nuk u përgjigja. Unë ktheva kurrizin dhe vazhdova të ecja për të marrë makinën dhe ky ishte gabimi im… Pastaj dëgjova “Eja këtu!
Po flas me ty!” dhe para se të reagoja ata më shkelmuan në shpinë.

Unë u godita me grushte dhe shkelma dhe më morën çantën. Ata ishin shumë të rinj, 16-20 vjeç. Njëri ishte me ngjyrë, por jo rom. Ata flisnin greqisht rrjedhshëm.

Ata më goditën në fytyrë” tha 20-vjeçari për bandën që e cilësoi si “treshja e grabitësve të rrugës”.

Exit mobile version