Connect with us

Histori njerëzore

Suksesi varet gjithmonë nga aftësia për t’i vendosur kufij të tjerëve. Ja si mund te arrini

Published

on

Teksa shumë nga ne përballet me streset e shtëpisë, ankthin e përgjithshëm të lidhur me koronavirusin dhe sfidat e reja nëpunë të shkaktuara nga pandemia, të thënit jo për disa kërkesa, dhe të shprehurit me forcë nevojat tuaja është një aftësi thelbësore e mbijetesës.

Suksesi varet gjithmonë nga aftësia për t’i vendosur kufij të tjerëve. Ose siç ka thënë Stiv Xhobs “Fokusi është tek të thënit jo”. Tani gjatë pandemisë, gjendja juaj mendore mund të varet edhe nga përcaktimi i kufijve

Ose siç shkroi psikoterapistja Eni Rajt në blogun e saj profesional kohët e fundit: “Kufijtë e mirë mund të ndikojnë pozitivisht në gjithçka, nga nivelet tona të energjisë deri tek ndjenja jonë e nderimit, tek llogaritë tona bankare dhe cilësia e marrëdhënieve tona”

Shumë njerëz përpiqen që t’i vendosin ato. Por si t`a dini nëse mungesa e kufijve po kontribuon në ndjenjat tuaja të stresit? Rajt ofron një listë të gjatë rrëfimesh në blogun e saj, por këtu janë disa nga ato më të papriturat.

  1. Ndiheni të inatosur

Nëse ndiheni i inatosur kur jeni duke e bërë diçka, atëherë kjo është një shenjë e mirë që ju ndoshta nuk duhet të kishit thënë po kur iu propozua në fillim. “Pakënaqësia është një e shenjë e zakonshme që ju keni kapërcyer kufijtë tuaj, dhe se ndoshta, aftësia juaj për të njohur dhe pohuar kufijtë tuaj ka nevojë për punë”-thotë Rajt.

  1. Gjykoni zgjedhjet e njerëzve të tjerë

Çfarë lidhje ka mendimi negativ mbi sjelljen e njerëzve të tjerë, me kufijtë që duhen të vendosni ju vetë? Rajt ofroi një shembull ilustrues:“Një mikeshë të dërgon mesazhe në mëngjes, ku të pyet nëse ke ndërmend ta anulosh planin që kishit për të dalë së bashku, pasi ajo nuk ndihet shumë në formë.

Ti mendon se ajo është duke u treguar egoiste, dhe me vete mendon që të jepet mundësia që dhe ti vete të veprosh në të njëjtën mënyrë, por nuk e lejon veten t`a bësh këtë, pasi mendon se nuk do të ishte gjëja “e duhur” dhe “e përgjegjshme”. Kur gjykimi i zgjedhjeve të të tjerëve, shoqërohet me një dëshirë të fshehtë tuajën mbi të njëjtën zgjedhje, kjo është një e dhënë se ju ndoshta po i kompromentoni kufijtë tuaj.

  1. Jeni “kameleonë”

Është e natyrshme që të rregullosh prezantimin dhe sjelljen që përshtatet me kontekstin tuaj (pra ju nuk flisni me punonjësin tuaj njëlloj si bëni me gruan tuaj). Por ju nuk keni nevojë të ndryshoni veten tuaj në një mënyrë thelbësore për t`iu përshtatur të tjerëve. Nëse “bëheni ai që dëshirojnë të tjerët dhe keni nevojë t`a bëni këtë – në personalitet, preferencë, temperament, madje edhe në pamje”, atëherë merrni në konsideratë se po dilni jashtë natyrës suaj.

  1. Jeni ziliqarë mbi njerëzit që janë të drejtpërdrejtë në shprehjen e ndjenjave të tyre

Nëse reagimi juaj i parë ndaj atyre që ju shigjetojnë direkt,është dëshira që edhe ju të jeni më të drejtpërdrejtë në shprehjen e ndjenjave tuaja, ndoshta duhet të merrni në konsideratë faktin se duhet të jeni më të qartë për dëshirat dhe nevojat tuaja.

  1. Jeni shumë të zemëruar

Ne priremi t`a mendojmë zemërimin si një reagim ndaj sjelljes së të tjerëve. Por shumë studime kanë treguar se në fakt ai ka të bëjë shpesh me betejat tona emocionale. Rajt i kujton lexuesit se “zemërimi është një shenjë që kemi një nevojë e cila nuk po plotësohet, ose një kufi që nuk po kapërcehet”.

Problemi mund të jetë sjellja plot hile e personit që keni përballë ose paaftësia juaj për të kontrolluar kufijtë tuaj (ose pak nga të dyja). Patjetër që duhet kohë për të shqyrtuar se cila situatë duhet të zbatohet. A keni një dyshim rrëqethës se kufijtë tuaj mund të kërkojnë pak forcim?