
Assadollah Assadit, 49 vjeç, i cili punonte në ambasadën iraniane në Vjenë, iu dha një dënim me 20 vjet burg nga gjykata në Antuerp në Belgjikë, shkruan BBC.
Ishte hera e parë që një zyrtar iranian u përball me akuza të tilla në BE që nga revolucioni i vitit 1979. Edhe tre persona të tjerë u dënuan për çështjen. Ata u arrestuan gjatë një operacioni të përbashkët nga policia gjermane, franceze dhe belge, për dyshime për planifikim të sulmeve terrori.