HOROSKOPI

Super Hëna kalon në shenjën e Binjakëve, cilat janë të papriturat dhe suprizat që do të ndryshojnë jetën tuaj

Published

on

Duke filluar nga dita e sotme, Hëna do të zhvendoset përkohësisht në shenjën e Binjakëve, të cilët janë të përkëdhelurit e këtij muaji, për të qëndruar aty deri në fund të qershorit. Energjia dhe drita e saj do të ndriçojnë skutat e errëta të çdo shenje, do të bindin të pabindurit e do të sjellin optimizën e shpresë tek pesimistët. Për më tepër lexoni parashikimin e mëposhtëm:

Dashi: Kokëfortësia e Dashit është një nga ato tipare që jo në pak raste u ka prishur vërtetë punë të lindurve nën këtë shenjë, por mesa duket energjia lunatike ka fuqi të pabesueshme mbi ta. Mund të mos e besoni, por Hëna do t’ju ndihmojë të ndryshoni qëndrim karshi situatave të caktuara.

Demi: Demi është shenja më e palodhur e horoskopit. I pëlqen të ndërmarrë projekte dhe nisma që askush as nuk do të guxonte t’i ëndërronte, mirëpo për fat të keq e gjithë ky impenjim ka një kosto, e cila bie kryesisht mbi njerëzit e dashur. Shkëputuni për pak kohë dhe jepuni dashuri e ngrohtësi pasi kanë nevojë për ju.

Binjakët: Duke qenë se Hëna është vendosur përkohësisht në shenjën tuaj, nuk ka sesi të mos jeni të përkëdhelurit e saj deri në fund të qershorit. Do të ndiheni energjikë, optimistë dhe të gatshëm për të përballuar çdo sfidë.

Gaforrja: Energjia lunatike do të prekë edhe jetën e Gaforres. Jeni në një fazë të jetës suaj ku ju duhet të përqendroheni sa më shumë tek vetja dhe të eleminoni njerëzit toksikë që ju rrethojnë. Sa më parë ta bëni këtë gjë, aq më mirë është.

Luani: Mjaft gënjyet veten me iluzione dhe shpresa të rreme. Gjërat e mira nuk bien nga qielli, por duhet të punoni fort për to. Duhet të vendosni në peshore ëndrrat nga njëra dhe përpjekjet tuaja për t’i realizuar nga ana tjetër, vetëm në këtë mënyrë do të kuptoni se çfarë ka që nuk shkon tek ju.

Virgjëresha: Energjia që mbart Hëna me vete do të ndikojë drejtpërdrejt në humorin e Virgjëreshës. Tashmë dielli nuk do të shkëlqejë vetëm në qiell, por edhe në fytyrën tuaj. Ndiheni më e sigurtë, keni më shumë besim në vetvete si dhe keni gjetur forcën e duhur për t’u shkuar gjërave deri në fund. Gëzohemi për ju!

Exit mobile version