Aktualitet

‘Takim i fshehtë Tusha-Soreca’! Gjykata Kushtetuese hedh poshtë pretendimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Published

on

Vetëm pak minuta pas deklaratës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është takuar në mënyrë të fshehtë me ambasadorin e BE, Luigi Soreca, duke kërkuar edhe përjashtimin e saj nga çështja, ka ardhur edhe reagimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila me anë të një shkrese, hedh poshtë të gjitha pretendimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Në këtë shkresë, Gjykata Kushtetuese i ka kthyer përgjigje avokates Adriana Kalaja dhe e sqaron se takimi me Ambasadorin Soreca ka qenë i planifikuar që më parë dhe është zhvilluar në vazhdën e disa takimeve të mëparshme.

Sipas Gjykatës në takim nuk është diskutuar për çështjen e Teatrit, por ka pasur në fokus rivënien në funksionim të Gjykatës Kushtetuese, mbështetjen e veprimtarisë së saj, si dhe zbatimin e ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Exit mobile version