Bota

Takimi me Erdogan, Mitsotakis nga Egjipti: Ekzistojnë ende pozicione të kundërta për çështje serioze, por bashkëpunimi reciprok është i mundur

Published

on

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar bashkëpunim reciprok në marrëdhëniet me Turqinë.

Gjatë vizitës në Turqi, kryeministri grek ka komentuar takimin në bruksel me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan duke theksuar se ekzistojnë ende nga dy palët pozicione diametralisht të kundërta për çështje serioze.

Ndërkohë ai nuk mohon që në fusha të tjera si tregtia, mbrojtja e mjedisit dhe turizmit të ketë reciprocitet.

Po ashtu për Mitsotakis rëndësi shumë të madhe ka ruajtja e qetësisë relative dhe jo de-përshkallëzimi, pasi vetëm në kushte të tilla mund të kultivohet gradualisht klima e besimit dhe përmirësimi i marrëdhënieve greko-turke.

Exit mobile version