Connect with us

Politike

Takimi me Vjosa Osmani, Basha: Kuvendi i ri do të miratojë rezolutë për krimet serbe

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Ushtruesen e Detyrës së Presidentit të Kosovës, Kryetaren e Kuvendit, zonjën Vjosa Osmani. Në takim u diskutua për situatën në Kosovë dhe në veçanti për përpjekjet e Serbisë për të ndryshuar historinë.

Basha tha se askush nuk do të mundet të perbaltë luftën për liri të UÇK-së dhe të ndryshojë historine ku agresori të shfaqet si viktimë.

 

Pas takimi, Basha dhe Osmani dhanë nga një deklaratë për median, duke shpalosur pikat kryesore të takimit mes tyre.

Zoti Basha nenvizoj 3 çështjet kryesore ku do te fokusohet si kryeminister;

 

“1- Kuvendi i ri i Shqipërisë do të miratojë jo thjeshtë dhe vetëm, me vonesë madje, rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë

2-Ne nuk mund të lejojmë që historia të rishkruhet nga agresorët.

3-Një nga vendimet e mia të para si kryeministër do të jetë heqja e traut në rrugën e Kombit, si dhe negocimi me qeverinë Kosovare për mosvendosjen e asnjë pengese tarifore në autostradën Ibrahim Rugova”.

 

Basha theksoj se “edhe si nip Kosove, do të bëj gjithçka që të rikthejmë bashkëpunimin në nivelet më të larta, dhe do ta vendos serisht Shqipërine në krahun e Kosovës dhe çdo qytetari të saj”.

 

Zonja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për kontributin e zotit Basha në këtë rrugëtim të Kosovës gjatë dhe pas pavarësisë, ndërsa apeloi edhe njëherë që Shqipëria, të dënojë gjenocidin serb ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

 

“Siç vepruam me një zë në të kaluarën, të veprojmë edhe të flasim me një zë edhe më të fuqishëm tani sepse tendenca e Serbisë dhe aleatëve të saj që ta ndryshojë historinë, që ta ndryshojë të vërtetën para syve tanë është tani më e fuqishme si kurrë.

Mos të lejojmë që ata të kenë sukses sepse po e falsifikojnë historinë”.

 

Osmani ka vleresuar rolin e Zotit Basha per  qendrimin e tij  kunder cenimot te teresise teritorialë te Kosoves dhe si simbol te saj i dhuroj  kristalet nga Mitrovica qe sipas saj jane si një simbol i trefishtë:

 

“Në radhë të parë I pasurive natyrore që Kosova ka dhe që Serbia akoma tenton t’i rrëmbejë. Në radhë të dytë si një simbol që presidenti historik i Kosovës doktor Ibrahim Rugova gjithnjë ua dhuronte miqve e në radhë të tretë por më e rëndësishmja sepse kristali ishte në formën e hartës së Kosovës për të simbolizuar pacenueshmërinë territorial të Republikës sonë. Dhe për këtë dua t’iu falenderoj edhe juve personalisht që keni mbajtur një qëndrim të paekuivok sa i përket sovranitetit dhe kufijve të shtetit tonë që janë ndër elementët themelorë të shtetësisë dhe të mbrojtjes së saj”.​