Connect with us

Showbizz

Tamam si motër e vëlla, këto foto të Ponit me të birin na lanë pa fjalë të gjithëve

Published

on

Ajo është pa diskutim një nga këngëtaret më të dashura dhe më të njohura të muzikës popullore dhe asaj turbo-folk, një zë i dashur për mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë trojeve shqiptare. Na ka fituar zemrën që me daljen e parë në skenë e vazhdon ta bëjë edhe sot, por në jetën e saj para muzikës vjen familja, të cilën ka vendosur ta mbajë larg vëmendjes së publikut dhe rrjeteve sociale.

Fotot që poston me djalin në rrjetet sociale janë të rralla, ndërsa fotot me bashkëshortin pothuajse mungojnë. Megjithatë, dje Poni ka vendosur të ndajë një moment krah dashurisë së saj më të madhe në ditën e tij të lindjes, i biri i cili qenka rritur goxha shumë.
“Edhe 100 dritë e syve të mi”, ka shkruar Poni krah fotos me djalin, për të cilin duhet ta pranojmë se qenka shumë bukurosh aq sa në një moment nuk e kuptuam nëse janë nënë e bir apo motër e vëlla.