Itali

Tampon për migrantët në anijen GNV të bllokuar në port, COVID-19 rrezik për t’u përballur në bord

Published

on

Anija Rhapsody GNV, mbetet ende në portin e Barit Itali,  në pritje të rezultateve të raundit të dytë të tamponeve për  migrantët në bord. Nga një shqyrtim i parë i kryer nga stafi i Departamentit të Parandalimit të Asl Bari, në fakt, 50 persona rezultuan të ishin pozitivë për Coronavirus.

 

Testet e reja u kryen këtë mëngjes dhe anija do të qëndrojë e ankoruar deri në një njoftim tjetër. Bllokada e detyruar duket se erdhi si rezultat i revoltës së mbrëmshme, gjatë së cilës disa migrantë hodhën valixhe dhe rroba në det. Policia e ruajti kalatën gjatë gjithë natës.

 

Deri më tani, rreth 400 migrantë kanë arritur të zbresin.Një grup i madh i të miturve janë transferuar në Brindisi dhe 130 të tjerë janë shpërndarë me fluturime charter në ambientet e tjera të pritjes së emigrantëve në Itali. Për momentin, duket se situata në bord është shumë delikate dhe rreziku i revoltës është gjithmonë i lartë.//telebari//

 

Exit mobile version