Connect with us

Showbizz

Tanimë jo vetëm këngëtare. Dua Lipa provon një eksperiencë të re si aktore, pjesë e një filmi triller

Published

on

Dua Lipa do të provojë një fushë krejtësisht tjetër nga se jemi mësuar ta shohim. Këngëtarja pritet që t’i bashkohet një kase të gjerë artistësh, duke provuar kështu debutimin e saj si aktore. Bëhet fjalë për filmin më të ri të paralajmëruar të llojit triler “Argylle”.

Për realizimin e këtij projekti, ajo do t’u bashkohet aktorëve si Henry Cavill, Sam Rockëell, Bryce Dallas Hoëard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L.Jackson. Dua po ashtu do të realizojë edhe muzikën e filmit.

Ky film do jetë i bazuar në novelën me të njëjtin titull, nga autori Ellie Conëay , ndërkohë që producent i tij do të jetë Vaughn’s Mary. Pritet që xhirimet e tij të nisin në muajin gusht.

Së fundmi, Dua është shfaqur në kopertinën e “Vanity Fair” dhe i ka mahnitur të gjithë me pamjen e saj të kuruar deri në detajin më të vogël.